Anna Oxa i jep lamtumirën Pippo Baudos: Një urë mes brezash, gjuhësh dhe ëndrrash

Këngëtarja italiane me origjinë shqiptare Anna Oxa ka reaguar lidhur me lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të gazetarit legjendar Pippo Baudo.
Në një postim në llogarinë e saj zyrtare në Facebook, Oxa i kushton Baudos disa rreshta, duke kujtuar dhe një nga momentet fatlume për televizionin shqiptar, kur Baudo erdhi në “Këngën Magjike” në Shqipëri.
“…prania e tij ishte më shumë se një paraqitje: ishte një urë.Një urë mes brezash, mes gjuhësh, mes ëndrrash.” shkruan Oxa.
Artistja, e njohur për zërin dhe stilin e saj të veçantë, thekson ndikimin që ka pasur Baudo në jetën e shumë këngëtarëve, përfshirë edhe vetë atë, që sipas dedikimit shpërtheu si një “kometë rebele” në skenën italiane të muzikës.
Dedikimi i këngëtares për Baudon
Në teatrin e kohës, aty ku dritat ndizen,u shfaq Pippo Baudo, mjeshtër i skenës,i cili nuk prezantoi thjesht artistë — por i dëgjoi, i kuptoi,dhe i bëri të lulëzojnë nën diellin e zërit të tij.
Që nga netët e Sanremos, kur Anna Oxa shpërthente si një kometë rebele,me atë timbër që sfidonte rregullat dhe të ledhatonte zemrën,e deri në brigjet e Adriatikut, ku Shqipëria e priti si një mik të vjetër,Baudo e solli me vete respektin për artin,ashtu siç mban një trëndafil pa ia thyer kërcellin.
Në vitin 2014, në festivalin “Kënga Magjike”,prania e tij ishte më shumë se një paraqitje: ishte një urë.Një urë mes brezash, mes gjuhësh, mes ëndrrash.Anna Oxa, bijë e dy botëve, këndoi me intensitetin e dikujt që njeh kufirindhe e kthen atë në këngë.
Dhe Pippo, me vështrimin e atij që ka parë të lindin mijëra zëra,e përshëndeti atë skenë siç përshëndetet një dashuri e vjetër:me mirënjohje, me elegancë, me bindjense arti nuk ka atdhe, por vetëm zemra që e strehojnë.
Për ty Pippo
Pippo Baudo ka ndërruar jetë në moshën 89-vjeçare, mbrëmjen e së shtunës në Romë. Giuseppe Raimondo Vittorio Baudo, i cili njihej thjesht si Pippo ishte “zotëria” i televizionit italian. Mjeshtri i prezantuesve televizivë. Autor programesh, zbulues artistësh, këngëtarësh, aktorësh. Një njeri spektakli, ‘showman’, autor, aktor, orator, një multidimensional.
Pippo Baudo punoi për televizionin publik thuajse përgjatë gjithë karrierës së tij.