Dy makina përplasen te kryqëzimi i Jagodinës, njëra përfundon në kanal, 2 persona të plagosur

Dy makina përplasen te kryqëzimi i Jagodinës, njëra përfundon në kanal, 2 persona të plagosur

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në aksin Elbasan-Çerrik, në afërsi të kryqëzimit të Jagodinës. Dy automjete janë përplasur mes tyre, ndërsa njëra prej tyre ka përfunduar në kanalin me ujë në anë të rrugës. Si pasojë e aksidentit, dy persona kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar për ndihmë mjekësore në spital. Në vendngjarje ndodhet policia, e cila po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.