7 shenjat paralajmëruese të sëmundjeve të zemrës tek gratë

7 shenjat paralajmëruese të sëmundjeve të zemrës tek gratë

Ekspertët pohojnë se gratë po vdesin në masë dhe në një mënyrë “të panevojshme” nga sëmundjet e zemrës. Sipas tyre gratë shpesh i përjetojnë sëmundjet e zemrës ndryshe nga burrat, ndaj ja cilat janë simptomat që duhet të keni kujdes: Shtrëngim në gjoks Kur bëhet fjalë për sëmundjet e zemrës, gratë shpesh raportojnë një ndjesi shqetësimi dhe jo dhimbje e drejtpërdrejtë në gjoks. Kjo mund të ndihet si presion ose shtangim në gjoks, e cila shpesh herë mund të ngatërrohet me ndjesinë e ankthit. Frymëmarrje e rënduar Kjo nënkupton ndjesinë e pazakontë të marrjes së frymës pas ushtrimit të aktiviteteve të lehta apo edhe gjatë pushimit. Është e rëndësishme të theksohet se kjo mund të ndodhë pa ndonjë shqetësim shoqërues, siç mund të jetë shtrëngimi...