Policia e Beratit goditi këtë të shtunë një grup kriminal që merrej me kultivimin dhe shitjen e lëndëve narkotike. Në pranga përfunduan pesë persona, dy prej të cilëve vëllezër. Të arrestuarit e ushtronin aktivitetin e paligjshëm në fshatin Jaupas në Skrapar.
Po ashtu, kanë nisur hetimet në gjendje të lirë edhe për kryetarin e fshatit Jaupas. Ai akuzohet për shpërdorim detyre dhe është vëllai i një prej personave të arrestuar.
Gjatë kontrollit në banesën e tyre u sekuestruan 3 krehra arme zjarri, 3 koka të dyshuara me përmbajtje eksplozivi, si dhe një tub uji që dyshohet se furnizonte parcelën me 122 bimë narkotike.
Gjatë këtij operacioni u kontrolluan 15 banesa dhe ambiente të tjera, ku u sekuestruan në total 1 armë gjahu çifte, lëndë narkotike Cannabis Sativa, 7 aparate celularë dhe shuma monetare, të cilat dyshohet se janë përfituar nga veprimtaria kriminale.
/vizionplus.tv
