Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Jam i çmendur pas kafshëve”/ U fotografua me delen në krahë duke e shpëtuar nga zjarret, kush është i riu shqiptar…
Punëtori 33-vjeçar shqiptar u bë simbol i humanizmit pasi u fotografua duke shpëtuar një dele nga zjarri në Patras. Olsien Muçobega mban në krahë delen teksa udhëton me motoçikletën e tij. Imazhi u bë viral duke prekur të gjithë kombin grek dhe nxori në pah anën më njerëzore të një dite katastrofe. Megjithatë, ky nuk ishte akti i tij i vetëm. Siç zbulon shqiptari, në të njëjtën ditë ai shpëtoi edhe kafshë të tjera, midis tyre qen të lidhur që e kishin braktisur. “A e dini sa kafshë shpëtuam? Dhe qen, shumë qen të lidhur. Po çmendem me atë që bëjnë njerëzit, ata ikin dhe i lënë qentë të lidhur. Kjo nuk është neglizhencë, është krim”, tha i riu. Olsien, nga Tepelena, emigroi në Greqi...