Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
A po mbyllet kapitulli mes Taylor Swift dhe producentit të saj të besuar, Jack Antonoff?
Taylor Swift ka njoftuar publikimin e albumit të saj më të ri “The Life of a Showgirl”, i cili do të dalë më 3 tetor. Albumi përmban 12 këngë dhe përfshin edhe një duet me këngëtaren Sabrina Carpenter. Megjithatë, ajo që ka tërhequr më shumë vëmendjen e fansave nuk është lista e këngëve, por mungesa e një emri kyç në ekipin e saj – producentit Jack Antonoff. Prej më shumë se një dekade, Antonoff ka qenë bashkëpunëtori i pandashëm i Swift, duke kontribuar në shumë nga projektet e saj më të suksesshme, përfshirë edhe albumin e fundit “The Tortured Poets Department”. Por këtë herë, emri i tij nuk figuron në kreditet e albumit të ri, duke ngritur pikëpyetje mbi marrëdhënien e tyre profesionale dhe personale....