“SHPEJTËSIA VRET”/ Policia, në alarm: Shoferët ecin me 2.5 herë më shumë shpejtësi se norma e lejuar…

“SHPEJTËSIA VRET”/ Policia, në alarm: Shoferët ecin me 2.5 herë më shumë shpejtësi se norma e lejuar…

Policia e Shtetit ka ngritur shqetësimin në lidhje me shpejtësinë tej normave të lejuara në aksin Levan-Tepelenë, ku kufiri i lejuar është 80 km/h, ndërsa drejtuesit e mjeteve ecin me 2.5 herë më shumë se norma e lejuar. Këto të dhëna janë evidentuar pas monitorimit 24/7 të poliscanit. Policia Rrugore apelon drejtuesit e mjeteve të udhëtojnë me kujdes, të respektojnë kufijtë e shpejtësisë për të mbrojtur jetën e tyre dhe të tjerëve. Njoftimi i Policisë: “SHPEJTËSIA VRET! 181 km/h në aksin Levan – Tepelenë, ku kufiri i lejuar 80 km/h, është rrezik i lartë për jetën! Mbi dyfish mbi normën e lejuar nuk është guxim, është lojë me jetën tënde dhe të tjerëve! Poliscani vijon të skanojë 24/7 shumë drejtues automjetesh me shpejtësi nga dy...