Gjykata do të shpallë më 16 prill vendimin për një nga çështjet më të bujshme të korrupsionit në vendin tonë, aferën e inceneratorëve, që ka tronditur opinionin publik dhe ka vënë në qendër të hetimeve disa nga ish-zyrtarët më të lartë të shtetit.
Në këtë proces, ndër të akuzuarit ndodhet edhe ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, i cili përballet me akuza të rënda për korrupsion, shpërdorim detyre dhe pastrim parash, lidhur me kontratat dhe fondet publike të përfshira në ndërtimin dhe menaxhimin e inceneratorëve në disa qytete të Shqipërisë. Kujtojmë se SPAK ka kërkuar dënimin me 4 vite burg të ish-ministrit Koka, i cili gjykohet me gjykim të shkurtuar së bashku me 7 të akuzuarit e tjerë.
Çështja është ndjekur nga Prokuroria e Posaçme (SPAK), e cila ka paraqitur prova për përfshirjen e Kokës dhe disa zyrtarëve të tjerë në skema korruptive që dyshohet të kenë sjellë miliona euro dëme për buxhetin e shtetit.
Pretenca për të pandehurit:
Lefter Koka 4 vjet burgBledar Karoli 4 vjet burgFatjon Murati 4 vjet burgTaulant Tushe 4 vjet burgNamik Simixhi 4 vjet burgValbona Ballgjini 2 vjet burg, 4 vjet sherbim proveSidita Kopliku 2 vjet burg, 4 vjet sherbim proveJetmir Llapaj 2 vjet burg
Kujtojmë që për inceneratorin e Fierit, ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka është dënuar me 10 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar iu zbrit në 6.8 vite qëndrim pas hekurave. Për inceneratorin e Elbasanit, ish-ministri Koka u dënua me 10 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar do të kryejë 6.8 burg edhe për këtë çështje.
Afera e incenratorëve/ Zbulohet data kur do të jepet vendimi nga GJKKO për të pandehurit, mes tyre edhe Lefter Koka
