Interpretime dhe një fabul me kuajt e diktaturës

Interpretime dhe një fabul me kuajt e diktaturës

Në një nga librat që kam lexuar së fundmi, ”The Devil’s Chessboard”, theksohet se shkrimtarët e mëdhenj në vëndet komuniste u përdoren gjërësisht në interes të propogandës shtetërore. Ne, lexuesit e thjeshtë, ishim konsumatorët e propogandës së ndërtuar me shumë kujdes e mjeshtëri nga këta shkrimtarë të mëdhenj. Metaforikisht unë do t’i krahasoj me kuajt që tërhoqën karrocën e komunizmit, me dëshirë na u dukën dhe përkushtim të lartë. Nga Dr. Jani Gjoni *  *   * Adhurimi për kuajt për mua lidhet dhe me fëmininë. Fëmijëria dhe rinia ime ishte para viteve 90-të, jeta jonë pikturohej nga propaganda e kohës ish një përrallë që ne vetëm duhej ta ëndërronim dhe kjo mjaftonte për të jetuar me “hov revolucionar”, epokën e përshkruar kaq bukur nga poetët dhe shkrimtarët...