Zelensky dhe Macron do të takohen pas përfundimit të samitit Trump-Putin

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, dhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron, kanë rënë dakord të zhvillojnë një takim zyrtar pas përfundimit të samitit mes presidentit amerikan Donald Trump dhe homologut të tij rus Vladimir Putin që po mbahet në Alaskë.

Lajmi u konfirmua nga Pallati Elysee, i cili bëri të ditur se të dy liderët folën sot në telefon dhe u shprehën të gatshëm të takohen “në një kohë kur do të jetë më e dobishme dhe efektive”, në varësi të zhvillimeve që do të dalin nga takimi mes Uashingtonit dhe Moskës.
Ky zhvillim vjen në një moment kritik për përpjekjet ndërkombëtare drejt paqes në Ukrainë, ndërsa Zelensky ka intensifikuar kontaktet diplomatike gjatë javës së fundit.

Ai është takuar me kancelarin gjerman Friedrich Merz në Berlin dhe më pas me kryeministrin britanik Keir Starmer në Londër, duke kërkuar mbështetje të mëtejshme për sigurinë dhe qëndrueshmërinë e vendit të tij.
Takimi i paralajmëruar mes Zelensky dhe Macron pritet të fokusohet në hapat e mëtejshëm pas çdo marrëveshjeje ose ndryshimi që mund të dalë nga samiti Trump-Putin, sidomos në lidhje me pozicionin e Perëndimit ndaj konfliktit në Ukrainë dhe garancitë e sigurisë për Kievin.

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *