Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Prag samiti SHBA-Rusi, Zelensky: Ne po mbështetemi te Amerika, ka ardhur koha për t’i dhënë fund luftës
Sytë e botë janë kthyer në takimin që pritet të mbahet në Alaskë mes presidentit Trump dhe homologut të tij rus Vladimir Putin. Zhvillimet ndiqen hap pas hapi deri në një pritje përfundimtare të këtij takimi, pasi shpresat janë të mëdha për arritjen e një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. Presidenti Volodymir Zelensky në prag të këtij Samiti është shprehur i qartë se Ukraina mbështetet te SHBA. Ndonëse më herët ka kritikuar Rusinë dhe presidentin rus Vladimir Putin se qëllimi i tij kryesor nuk është paqja, por të fitojë sa më shumë kohë. Presidenti ukrainas nuk është i ftuar në këtë takim që do zhvillohet mbrëmjen e sotme në Alaskë. “Gjëja kryesore është që ky takim të hapë një rrugë të vërtetë...