Shqiptarët e Kosovës gjatë komunizmit në Shqipëri: Na u nxi jeta në burgje e kampe

Shqiptarët e Kosovës gjatë komunizmit në Shqipëri: Na u nxi jeta në burgje e kampe

Nga Kastriot Dervishi Një njollë e zezë mbetet për shtetin komunist të Enver Hoxhës, keqtrajtimi që i ka bërë emigrantëve kosovarë që vinin në Shqipëri gjatë diktaturës. Duke e menduar Shqipërinë si vendin e shtetin e tyre, ata gjenin këtu një trajtim edhe më të keq nga vendi i tyre që ishte i pushtuar nga jugosllavët. Qëndrimi i shtetit komunist, gjatë gjithë ekzistencës së tij, mbeti shumë armiqësor ndaj shqiptarëve të Kosovës e Çamërisë. Në letrat e tyre drejtuar udhëheqjes së lartë komuniste, ata kërkonin kryesisht të shpëtonin nga e keqja që i kishte gjetur. Shumë shqiptarë nga Kosova banonin këtë kohë në Seman të Fierit. Mes një diskriminimi të paparë, ata ishin përditë pre jo vetëm e urrejtjes komuniste, por edhe ndaj një persekutimi politik që nuk e kuptonin pse u vinte. Në letrat e tyre shihet shumë dhimbje. Nuk i përfillin si njerëz, as te mjeku nuk i çojnë,...