Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
AKU dhe Tatimet godasin tregun agro-ushqimor në Shkodër/ Sekuestrohen 839 kg produkte pa dokumentacion
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) në Shkodër, në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, zhvilloi të premten një aksion kontrolli në tregun agro-ushqimor me shumicë në qytet. Dy ekipe inspektuese realizuan katër verifikime, ku u konstatuan shkelje të rënda të ligjeve fiskale dhe atyre ushqimore. Si rezultat, u vendosën tetë masa administrative: 4 gjoba për tregtim të produkteve pa faturë tatimore 4 gjoba për moslëshim të autofaturës Gjithashtu, u sekuestruan 839 kilogramë produkte pa dokumentacion tatimor, të cilat po tregtoheshin në kundërshtim me ligjin. Tatimet njoftuan se kontrollet në tregjet me shumicë dhe pakicë do të vijojnë me intensitet, me qëllim formalizimin e ekonomisë dhe garantimin e konkurrencës së ndershme.