Shqipëria e para në rajon për sipërfaqen e djegur nga zjarret/ Ja renditja e vendeve të prekura

Shqipëria e para në rajon për sipërfaqen e djegur nga zjarret/ Ja renditja e vendeve të prekura

54,133 hektarë janë djegur nga janari e deri tani në vendin tonë si pasojë e 97 zjarreve në të gjithë territorin. Shifrat nga “Copernicus”, mekanizmi i BE-së për monitorimin e zjarreve, tregojnë se Shqipëria renditet e para në rajon për sipërfaqet e djegura, madje me 2 ose 3-fish krahasuar me fqinjët. I njëjti sistem monitorimi tregon se në Maqedoninë e Veriut deri në këtë muaj të vitit janë djegur 25.952 hektarë, në Bosnjë-Hercegovinë 25.670 hektarë, 21.920 në Mal të Zi dhe 21.131 hektarë në Serbi. Kampion nga të gjitha vendet e rajonit me më pak sipërfaqe të prekur mban Kosova, të cilës i janë djegur si pasojë e zjarreve vetëm 10.428 hektarë. Shifrat rekord për sipërfaqet më të mëdha të djegura ndonjëherë nga zjarret, Shqipëria...