Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Ekspertët ngrenë alarmin/ Thahet Laguna e Nartës në Zvërnec: Mund të ketë pasoja afatgjata
Tharja e ujërave ka ekspozuar fundin e lagunës, duke humbur reflektimin karakteristik dhe gjallërinë e saj, ndërsa aroma e rëndë dhe mungesa e freskisë natyrore kanë krijuar një atmosferë të zymtë në mes të festës. Pamje shqetësuese kanë shoqëruar festën e Shën Mërisë në Lagunën e Nartës, ku një nga perlat natyrore të Vlorës është në gjendje alarmante. Pjesa më e madhe e sipërfaqes së lagunës është tharë, duke lënë pas një peizazh të zymtë e të trishtuar, shumë larg asaj bukurie që kjo zonë ka ofruar ndër vite për banorët dhe vizitorët. Ky ndryshim i papritur dhe dramatik jo vetëm që e zbeh magjinë e një prej pikave më të rëndësishme turistike dhe kulturore të rajonit, por përbën edhe një kërcënim të drejtpërdrejtë për...