Një tjetër aferë e rëndë korrupsioni shpërthen në zemër të qeverisë Rama, ku paratë e shqiptarëve derdhen pa turp në xhepat e familjarëve të zyrtarëve të lartë. Partia Demokratike denoncon se zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, përmes ARRSH-së, ka dhënë tenderin 1.1 milion euro për sinjalistikë rrugore kompanisë “IDK Konstruksion shpk”, në pronësi të babait të administratorit të përgjithshëm të OSSH, Blendian Dalipaj. Skandali thellohet, pasi kontrata u dha me 200 mijë euro më shumë se oferta më e ulët, duke hedhur poshtë çdo parim të konkurrencës.
Deputeti Klevis Balliu e cilësoi këtë një “skemë të pastër grabitjeje” dhe një garë të manipuluar për një fitues të paracaktuar. Ai tha se ndërsa vendi përballet me zjarre shkatërrimtare dhe emergjenca civile, qeveria vazhdon të pasurojë klientët e saj politikë. PD paralajmëron se çdo tender i tillë do të ç’bëhet dhe çdo përgjegjës do të dalë para drejtësisë. Ndërkohë, SPAK akuzohet se mbyll sytë dhe bën sehir para korrupsionit që përpëlit vendin.
Denoncimi
Ka qenë Partia Demokratike, ajo e cila ka hedhur akuza ndaj zv/kryeministres Belinda Balluku se po iu jep tendera familjarëve të drejtorëve në varësi të saj. Më anë të konferencës për shtyp, Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka akuzuar dje nga selia blu Ballukun se ka dhënë tenderin 1.1 milionë euro kompanisë “IDK Konstruksion shpk”, e cila sipas tij është nën pronësinë e familjarëve të administratorit të përgjithshëm të OSSH, Blendian Dalipaj.
“Shembulli i fundit është skandaloz: ARRSH, nën urdhrat e Ballukut, shpall fituese “IDK Konstruksion shpk”, kompaninë e familjes së administratorit të përgjithshëm të OSSH, Blendian Dalipaj. Jo vetëm që kjo kompani nuk ofroi çmimin më të ulët, por fitoi tenderin me 200 mijë euro më shumë se oferta më e lirë. Vlera e kontratës? 1.1 milion euro për sinjalistikë rrugore – një justifikim banal për një skemë të pastër përfitimi”, tha Balliu. Më tej ai theksoi se ky tender, është korrupsioni i pastër, pasi sipas tij kemi të bëjmë me një garë e manipuluar, një fitues i paracaktuar.
Deklarata e plotë për media e Balliut:
“Sot, ndërsa Shqipëria digjet nga veriu në jug, ndërsa flakët shkrumbojnë pyje, fshatra e spitale, ndërsa zjarrfikësit tanë luftojnë si heronj të braktisur pa mjete, qeveria e Edi Ramës vazhdon të vjedhë pa asnjë drojë. Këto zjarre nuk janë thjesht tragjedi natyrore – ato janë pasojë direkte e korrupsionit qeveritar, e shpërdorimit të fondeve publike, e kapjes së emergjencave civile nga klientelizmi i pushtetit. Ndërsa qytetarët presin ndihmë, Edi Rama dhe ministrja Belinda Balluku u japin tendera miliona eurosh miqve dhe familjarëve politikë. Shembulli i fundit është skandaloz: ARRSH, nën urdhrat e Ballukut, shpall fituese “IDK Konstruksion shpk”, kompaninë e familjes së administratorit të përgjithshëm të OSSH, Blendian Dalipaj.
Jo vetëm që kjo kompani nuk ofroi çmimin më të ulët, por fitoi tenderin me 200 mijë euro më shumë se oferta më e lirë. Vlera e kontratës? 1.1 milion euro për sinjalistikë rrugore – një justifikim banal për një skemë të pastër përfitimi. Ky është korrupsioni i pastër: një garë e manipuluar, një fitues i paracaktuar, një pushtet që grabit taksat e shqiptarëve edhe kur vendi është në emergjencë. Partia Demokratike paralajmëron sot: çdo tender i tillë do të hetohet deri në detaj. Asnjë kontratë korruptive nuk do të mbetet pa u ç’bërë, dhe asnjë përgjegjës nuk do t’i shpëtojë të vërtetës dhe gjykimit të sovranit”, deklaroi dje Balliu gjatë një konference për mediat.
Drejtori i OSHEE-së vazhdon të pasurojë familjen me tenderët e Belinda Ballukut,ARRSH i jep 1.1 mln euro kompanisë …
