Përleshje në protestat antiqeveritare në Serbi, 42 policë dhe 70 protestues të plagosur, dhjetëra arrestime! (VIDEO)

Përleshje në protestat antiqeveritare në Serbi, 42 policë dhe 70 protestues të plagosur, dhjetëra arrestime! (VIDEO)

Në Beograd dhe Novi Sad, të enjten mbrëma, 14 gusht, përsëri janë shënuar incidente gjatë protestave kundër Qeverisë serbe, të cilat u thirrën nga studentët që prej muajsh po bllokojnë institucionet e arsimit të lartë. Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Ivica Daçiç, deklaroi se në protestat janë lënduar të paktën 42 policë, ndisa prej të cilëve rëndë, si dhe janë ndaluar 37 persona. Gjatë trazirave janë lënduar dhe më shumë se 70 qytetarë, janë shkatërruar pesë automjete policie dhe 22 pajisje të tjera. Ndërsa parmbrëmë ka pasur më shumë se 100 të lënduar dhe dhjetëra të arrestuar. Ministri Daçiç deklaroi se në protestat e 14 gushtit ka ndodhur "një nga sulmet më të ashpra ndaj policisë në vitet e fundit". "Policia reagoi dhe ndërhyri, përdori...