Strehimi social, gati udhëzuesi për bashkitë, çfarë duhet të mbajnë parasysh në planet 5-vjeçare

Strehimi social, gati udhëzuesi për bashkitë, çfarë duhet të mbajnë parasysh në planet 5-vjeçare

Bashkitë në të gjithë vendin do të duhet të kenë parasysh një sërë elementësh të rëndësishëm gjatë hartimit të planeve të reja 5-vjeçare të lidhura me strehimin social.Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit publikoi udhëzuesin që do të shërbejë si orientues për drejtoritë që kanë në ngarkim këtë çështje në bashki. Dokumenti mban parasysh kontekstin aktual të strehimit në vend, si dhe politikat e lidhura me identifikimin e nevojave reale që kanë bashkitë, grupet përfituese, mënyrat e financimit, buxhetimin e drejtë sipas gjetjeve reale nga terreni.Dokumenti, që mund të përdoret nga bashkitë, por edhe nga ekspertët e planifikimit urban apo edhe palë të tjera të treta, bën një përmbledhje të programeve aktuale për strehimin social. Konkretisht, këto programe përfshijnë: banesa sociale me qira; përmirësimi i...