Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Vihet nën kontroll situata në Gramsh/ Të gjitha vatrat janë fikur, banorët kthehen në banesat e tyre
Vihet nën kontroll situata në Gramsh. Të gjitha vatrat e zjarrit tashmë janë fikur dhe banorët po kthehen në shtëpitë e tyre. Strukturat e emergjencave kanë kërkuar që të mbahet nën kontroll çdo vatër, pasi rreziku i riaktivizimit ekziston edhe pas fikjes. Roje pylli, zjarrfikës e vullnetarë vijojnë të jenë të shpërndarë në terren për çdo riaktivizim të mundshëm. Nga ana tjetër, po punohet për rikthimin e energjisë elektrike dhe ujit në fshatrat e prekur.