Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Shqiptarët nuk po “martohen” më, celebrimet zbresin në minimum historik, ja arsyet kryesore dhe pasojat
Zhvillimet demografike aktuale sinjalizojnë rënie të mëtejshme të lindjeve në vitet ne vijim. Të dhënat zyrtarë të INSTAT tregojnë se numri i martesave në Shqipëri ka vijuar rënien edhe gjatë vitit 2024, duke arritur në 16,120 çifte të regjistruara zyrtarisht, niveli më i ulët historik që nga viti 1990. Sipas të dhënave krahasuar me një vit më parë, kur ishin regjistruar 17,467 martesa, rënia është rreth 7.7%, ndërsa në raport me vitin 2021, që shënoi kulmin e dekadës së fundit me gati 19,709 martesa, tkurrja arrin në mbi 18%. Në vitin 1990, para ndryshimeve të mëdha politike dhe ekonomike, në vend regjistroheshin 28,992 martesa, gati dyfish më shumë se sot. Të dhënat tregojnë se rënia e martesave nuk ka qenë lineare, por ka ndjekur cikle...