Meta lejoi chatbot-et të bënin biseda “sensuale” me fëmijë dhe të jepnin informacion të rremë mjekësor

Meta lejoi chatbot-et të bënin biseda “sensuale” me fëmijë dhe të jepnin informacion të rremë mjekësor

Një dokument i brendshëm i kompanisë Meta Platforms, zbulon se inteligjenca artificiale e gjeneruar nga kompania, përfshirë asistentin Meta AI dhe chatbot-et në Facebook, ËhatsApp dhe Instagram, ka pasur rregulla që lejonin përfshirjen në biseda “romantike apo sensuale” me fëmijë, prodhimin e informacionit të rremë mjekësor dhe madje krijimin e përmbajtjeve me gjuhë diskriminuese racore. Meta ka konfirmuar autenticitetin e dokumentit, por tha se pasi mori pyetje nga Reuters në fillim të muajit, hoqi pjesët që lejonin flirtimin dhe rolet romantike mes chatbot-eve dhe fëmijëve. “Bisedat që seksualizojnë fëmijët nuk duhej të ishin lejuar kurrë,” tha zëdhënësi i kompanisë, Andy Stone, duke shtuar se shembujt e cituar ishin “të gabuar dhe në kundërshtim me politikat tona”. Rregullat dhe shembujt e lejuar Dokumenti prej mbi 200 faqesh,...