Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin për ish-gjyqtaren e Elbasanit, Zamira Vyshka
Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi dënimin me 2 vite shërbim prove për ish-gjyqtaren e Elbasanit, Zamira Vyshka.Vyshka akuzohet për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”. Dënimi i shkallës së parë mbetet në fuqi edhe për avokatin Ilir Pashaj, i akuzuar dhe pandehur në të njëjtën dosje.Po ashtu, ish gjyqtares, iu hoq e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 5 vitesh. Njoftimi: Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Nertina Kosova (kryesuese), Saida Dollani (anëtare) dhe Tereza Merkaj (anëtare), sot më 07.04.2025, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 11, datë 08.01.2025 regjistrimi, kthyer për rishqyrtim me një tjetër trup...