U ndalua për kontroll rutinë, ja çfarë u gjet në makinën e 24-vjeçarit

U ndalua për kontroll rutinë, ja çfarë u gjet në makinën e 24-vjeçarit

Karabinierët e Bastia Umbra në Itali arrestuan në flagrancë një 25-vjeçar shqiptar për posedim të dyshuar të lëndëve narkotike me qëllim shpërndarjeje. Gjatë një kontrolli rutinë të trafikut, oficerët ndaluan të riun në një makinë të vogël dhe pasi vunë re një sjellje të dyshimtë dhe qartësisht të tensionuar, vendosën të hetonin më tej. Një kontroll personal dhe i automjetit zbuloi se ai mbante 10 pako kokainë. I dyshuari u dërgua më pas në stacionin e policisë dhe u arrestua për posedim të dyshuar të lëndëve narkotike me qëllim shpërndarjeje, informon media italiane. Droga dhe afërsisht 100 euro në para të gatshme që ai mbante, që me sa duket besohet të jenë të ardhurat nga trafikimi i drogës, u sekuestruan. Pas seancës së shpejtë gjyqësore...