Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Ekonomia u rrit 3,4%, BSH: Konsumi i familjeve dhe eksportet e mallrave të shërbimit, faktorë kryesorë
Sipas të dhënave të raportuara në Tremujorin III të Politikës Monetare, të përgatitur nga Banka e Shqipërisë, volumi i aktivitetit ekonomik u rrit me 3,4% në tremujorin e parë, i nxitur nga rritja e konsumit të familjeve, investimeve publike dhe private, si dhe nga zgjerimi i eksporteve të mallrave dhe shërbimeve. Drejtori i Departamentit të Politikës Monetare, Erald Themeli, evidentoi disa konkluzione kryesore. “Inflacioni ka pasur një tendencë në rritje në tremujorin e dytë, ku niveli i tij kaloi nga 2 për qind mesatarisht në tremujorin e parë, në 2,3 për qind në tremujorin e dytë”, deklaron Themeli. Ai theksoi gjithashtu se kushtet monetare dhe financiare mbeten akomoduese. “Ato kanë mundësuar një rritje solide të aktivitetit kreditues për sektorin privat të ekonomisë. Perspektiva e zhvillimeve ekonomike...