Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
‘Digjemi çdo vit nga zjarret’, Tomorri: Rama po përzë dhe ato pak njerëz në fshatra
Gazetari Klodian Tomorri gjatë një interviste televizive ka komentuar situatën e zjarreve në vend dhe komentet e sotme të Edi Ramës. Gjatë bisedës me moderatoren Armela Ferko, Tomorri u shpreh se, zjarret dhe përmbytjet e përvitshme që po ndodhin në Shqipëri, po largojnë edhe ata pak njerëz që kanë mbetur nëpër fshatra. ‘Unë nuk mbaj mend ndonjë vit që të mos jemi djegur nga zjarret. Digjemi çdo vit nga zjarret, përmbytemi çdo vit nga reshjet. Pra jemi çdo vit nën thundrën e fatkeqësive natyrore. Një qeveri e përgjegjshme duhej të kishte të dhëna dhe studime serioze, për të parë se sa janë kostot që na shkaktojnë ne çdo vit zjarret, kostot që vijnë nga përmbytjet dhe a është ky buxhet që ne kemi për emergjencat...