Murrizi i përgjigjet ashpër Malajt: Ty të bënë bandat deputet, nuk jam piramidal si ti

Murrizi i përgjigjet ashpër Malajt: Ty të bënë bandat deputet, nuk jam piramidal si ti

Ish-deputeti demokrat, Myslim Murrizi, ka hedhur replika ndaj ekspertit të ekonomisë Arben Malaj, pasi ky i fundit e kritikoi se nuk dha dorëheqjen nga detyra në kohën kur PD-ja largoi tatimorët gjatë nisjes së hetimeve për Uzinën e Naftës në Ballsh. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Murrizi shprehet ashpër lidhur me të kaluarën e Malajt, teksa i përmend se mori gradën shkencore në ekonomi tek firmat piramidale, ndërsa mandatin e deputetit e fitoi nga bandat. Murrizi shkruan se reagimet e Arben Malajt bëhen vetëm për një rrogë që ai merr nga biznesmeni Irfan Hysenbelliu. Reagimi i Murrizit: Paska çar satokartin Ben Malaj dhe nga rrjedhja e vajit ka djegur motorin e vet dhe gonicionin e disa portaleve. Nuk jam heroik unë o Ben Malaj,...