Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Zjarret në Delvinë/ Kali i djegur merret nën kujdes veterinar pas traumës nga flakët
Pamjet e një kali të djegur nga zjarret masive në Delvinë, të regjistruara më 13 gusht, kanë shpërndarë shqetësim të madh në rrjetet sociale dhe jashtë Shqipërisë. Flakët, që po përfshijnë prej ditësh territore të shumta në vend, kanë shkaktuar dëme të mëdha: një i moshuar ka humbur jetën, disa persona janë plagosur, dhjetëra shtëpi janë shkrumbuar, qindra kafshë kanë ngordhur dhe shumë zgjoje bletësh janë shkatërruar. Përveç dëmeve mbi komunitetet njerëzore dhe kafshët, zjarret kanë përfshirë qindra hektarë me pyje, kullota, bimësi dhe pemëtari, duke lënë pas një tablo të rëndë shkatërrimi natyror. Në këtë situatë dramatike, një lajm i mirë erdhi nga aktivisti Endri Goxhaj, i cili përmes rrjetit social Facebook njoftoi se kali i plagosur nga zjarri ishte marrë nën kujdes të...