Burimi:
Monitor.al

Foto © Monitor.al
Europa Jugore përballet me zjarre në pyje, ndërsa përfshihet nga vala e të nxehtit
Europa Jugore përballet me zjarre pyjore, ndërsa përfshihet nga vala e të nxehtit Zjarrfikësit po luftojnë me disa vatra zjarri në Greqi, ndërsa një valë përvëluese e të nxehtit po shkakton dëme të mëdha në gjithë Europën Jugore.Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, në Greqi janë shënuar mbi 152 vatra të reja zjarri dhe mijëra persona janë evakuuar. Rreth 4,850 zjarrfikës janë angazhuar në një betejë në disa fronte për të vënë flakët nën kontroll.Të paktën tre persona kanë humbur jetën në Spanjë, Shqipëri dhe Turqi, ndërsa dhjetëra të tjerë – përfshirë zjarrfikës – janë dërguar në spital me probleme nga thithja e tymit dhe djegie.Temperaturat kanë kaluar 40°C në disa zona më herët gjatë javës, ndërsa në Francë dhe Slloveni janë regjistruar rekorde të reja...