Nën ngjyrë zjarri, Rama premton ndihmë nga shteti për të dëmtuarit nga zjarret

Nën ngjyrë zjarri, Rama premton ndihmë nga shteti për të dëmtuarit nga zjarret

Kryeministri Rama premtoi mbështetje qeveritare për ata që u dëmtuan nga zjarret; humbësit e shtëpive e bagëtive, të cilat ai i potencoi si kategori, por nuk përmendi humbësit e drufrutorëve, ku veçojnë ullinjtë. Me qindra rrënjë sosh u dogjën në Delvinë, ekonomia e së cilës mbështetet jo pak te kjo kulturë bazë e zonës.  “Tani që flasim, janë 207 shtëpi të dëmtuara, por në këtë numër hyjnë 40 familje të cilat faktikisht e kanë humbur plotësisht banesën. I siguroj të gjithë se ne po bëjmë inventarizimin e plotë të dëmeve dhe padiskutim që askush nuk do të mbetet pa e parë në krah qeverinë për t’u rikthyer në një shtëpi më të mirë dhe më të fortë. Ashtu sikundër edhe për të marrë dëmshpërblimet përkatëse...