Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Rama u përgjigjet komentuesve: Kur udhëtoj me familjen përdor gjithmonë klasin ekonomik
Përveçse për zjarret, në një video të transmetuar live në rrjetet sociale këtë të enjte, kryeministri Edi Rama iu përgjigj dhe akuzave që i janë drejtuar se ai fluturon me avion privat. Ai theksoi se Rama ai e përdor avionin e shtetit vetëm për udhëtime zyrtare pune, dhe se kur bëhet fjalë për fluturime që bën për arsye private gjithmonë përdor klasin ekonomik. “Po të kishim vetë avionët tanë do ishte më mirë, por kush i bën llogaritë duhet t’i rikthehesh pak llogarive për të kuptuar se avionët nuk janë një fjalë goje. Disa pa mendje kanë ngrënë edhe broçkullën e madhe që unë, pra qeveria paskemi blerë avionë për vete. Nuk ka asnjë avion të blerë për vete! Avioni i shumëpërfolur i përdorur nga...