Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Policia Bashkiake e Matit ‘mësyn’ mbi biznesin e vogël/ Lirimi i hapësirave publike, s’pyet për taksat e paguara
Gjatë përballjes me biznesin e vogël, punonjësit e Policisë Bashkiake të Matit me arrogancë u kanë shkatërruar mallin, që tregtarët e kishin nxjerrë për ta shitur.Dhjetëra punonjës të Policisë Bashkiake në Burrel kanë mësyrë bizneset në qytet, ku u kanë kërkuar që të lirojnë hapësirat publike, pavarësisht se kanë paguar taksën për hapësirën e zënë në zyrat vendore të Bashkisë. Të irrituar pronarët e bizneseve të vogla kanë lajmëruar inspektorët vendor se janë të rregullt me taksat, ndërsa këta të fundit kanë shpërfillur ligjet duke u kërkuar atyre të zhvendosin menjëherë materialet që kanë nxjerrë buzë trotuarit. Ligjvënësja e zgjedhur demokrate në Qarkun e Dibrës, Denisa Vata ka sjellë shqetësimin e bizneseve të vogla, të cilët kundërshtojnë urdhrin për lirimin e hapësirave publike. Ata thonë...