Burimi:
Monitor.al

Foto © Monitor.al
BSH: Inflacioni i ulët vjen nga jashtë, ekonomia e brendshme ushtron presione mbi çmimet
Inflacioni i ulët në ekonominë shqiptare vazhdon të jetë kryesisht efekt i faktorëve të jashtëm, ndërsa presionet rritëse mbi çmimet në ekonominë e brendshme ngelen të larta.Në raportin e fundit të politikës Monetare, Banka e Shqipërisë vlerëson se inflacioni vazhdon të jetë nën objektivin prej 3%, i ndikuar nga rënia e inflacionit nga jashtë, mbiçmimi i kursit të këmbimit dhe goditjet e përsëritura të ofertës.Këto të fundit janë reflektuara në nivele të ulëta të inflacionit të ushqimeve, të cilat zënë rreth 1/3 e shportës së konsumit të familjeve shqiptare. Por, nga ana tjetër presionet e brendshme inflacioniste mbeten të qëndrueshme, duke sugjeruar se aktiviteti ekonomik është pranë potencialit.Inflacioni shënoi rritje në tremujorin e dytë, duke u luhatur pranë nivelit 2.3%. Inflacioni arriti 2.4% në qershor,...