Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes dhe e kanosi me mjet prerës, procedohet 68-vjeçari në Berat
Bëhet me dije se ai ka dëmtuar edhe veten me mjetin prerës dhe si pasojë ndodhet në kujdesin e mjekëve , jashtë rrezikut për jetën. Një 68-vjeçar është proceduar penalisht nga Policia e Beratit pasi kanosi me mjet prerës dhe dhunoi bashkëshorten. Njoftim i Policisë: Shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin: -M. K., 68 vjeç, banues në Berat, pasi ka dhunuar dhe ka kanosur me mjet prerës (thikë), bashkëshorten e tij. Gjithashtu, ai ka dëmtuar veten me mjetin prerës, dhe si pasojë është në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën; Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme.