Shqipëria është përfshirë nga zjarret më shkatërruese në një dekadë.Sipas të dhënave të sistemit europian për zjarret dhe pyjet rezulton se në vendin tonë në 7 muaj janë djegur si pasojë e zjarreve mbi 49 mijë hektarë tokë.Nga të dhënat vërehet se kjo është sipërfaqja më e madhe e regjistruar që prej vitit 2012 ku rezulton se në të gjithë vitin janë djegur mbi 53 hektarë sipërfaqe në të gjithë vitin.Ndërkohë në total sipas të dhënave rezulton se janë 93 vatra zjarresh.
Aktualisht situate e zjarreve në vend paraqitet e nënkontroll ndërsa Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve ka ngritur grupet e punës për monitorimin e fermave dhe raportimin mbi gjendjen e shëndetit të kafshëve blegtorale në zonat e prekura nga zjarret në bashkitë Delvinë, Finiq dhe Gramsh.Nga të dhënat e deritanishme nga terreni, konstatohet:
Nga të dhënat e deritanishme nga terreni, konstatohet se në Fshatrat Tremul dhe Aliko (Njësia Administrative Aliko, Bashkia Finiq): Janë shkaktuar dëme në kullota dhe parcela me ullinj, por nuk ka humbje në bagëti. Fermerët janë udhëzuar për hapat që duhet të ndjekin në rast rreziku.
Zjarret më shkatërrues në 13 vite/ Sistemi Europian i Klimës: 49 hektarë të djegur në Shqipëri
