Rusia s’i trembet kërcënimit të Trump, do testojë para samitit raketën “e pathyeshme” bërthamore

Rusia s’i trembet kërcënimit të Trump, do testojë para samitit raketën “e pathyeshme” bërthamore

Rusia po përgatitet të testojë një raketë lundruese të armatosur me koka bërthamore, në prag të samitit mes Vladimir Putinit dhe Donald Trump, që zhvillohet ditën e nesërme në Alaska. Presidenti amerikan e paralajmëroi Putini 48 orë para takimit për “pasoja të rënda” nëse samiti dypalësh nuk jep rezultat konkret dhe lufta në Ukrainë vazhdon pas të premtes, por ekspertët thonë se imazhet e fundit satelitore tregojnë përgatitje intensive nga Moska në vendin e testimeve Pankovo në Novaja Zemlja, një arkipelag i largët në Detin Barents. Fotografitë, të marra gjatë javëve të fundit nga kompania komerciale Planet Labs, zbulojnë një rritje të madhe të personelit, pajisjeve, anijeve dhe avionëve të lidhur me testet e mëparshme të raketës 9M730 Burevestnik, e njohur nga NATO si SSC-X-9...