Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
The Telegraph zbardh prapaskenat: Trump do t’i ofrojë Putinit mineralet e rralla të Alaskës në këmbim të paqes në Ukrainë
Presidenti amerikan Donald Trump, po përgatitet t’i ofrojë Presidentit rus Vladimir Putin qasje në burimet e mineraleve të rralla, në këmbim të paqes në Ukrainë. Sipas “The Telegraph”, Trump do të mbërrijë në takimin e shumëpritur me Putinin të premten që do të mbahet në Alaskë, me disa propozime që synojnë ta tërheqin Rusinë drejt një marrëveshjeje paqeje duke i dhënë fund luftës në Ukrainë. Në këto propozime përfshihet edhe aksesi ndaj Moskës në burimet natyrore të Alaskës dhe lehtësimi i disa sanksioneve amerikane ndaj industrisë ajrore ruse. Një pjesë kyçe e paketës është gjithashtu edhe ofrimi i qasjes për Kremlinin në mineralet e rralla që ndodhen në territoret ukrainase të pushtuara aktualisht nga Rusia. Në një konferencë për shtyp të mbajtur të mërkurën, Trump...