Dëshmitë e banorëve: Po ikim me kokën pas se po na digjen shtëpitë!

Dëshmitë e banorëve: Po ikim me kokën pas se po na digjen shtëpitë!

Nga Danjela Maloku Me lot në sy dhe me kokën pas, banorët e fshatrave të Gramshit vijojnë të largohen nga banesat e tyre. Në disa fshatra të njësisë administrative “Skënderbegas”, zjarri ende u rrezikon jetën ndaj autoritetet u kanë kërkuar të lënë gjithçka e të largohen. Rreth 100 banorë në Nartë u evakuuan paraditen e sotme, pasi zjarri masiv që përfshiu fshatin vijon të jetë aktiv. Ata u larguan duke marrë me vete edhe gjënë e gjallë. Ky banor i këtij fshati po largohet me zemër të thyer, pasi banesa dhe pemëtaria ku ka derdhur gjithë mundin e jetës rrezikon t’i digjet. Për të shuar zjarret, nga ajri ndërhynë 3 helikopterë. Edhe forcat zjarrfikëse vijojnë përballjen me vatrat e shpërndara kudo. Por edhe vetë banorët...