Bashkive u mungojnë zjarrfikësit, numri i tyre është 25% më pak sesa standardi ligjor

Bashkive u mungojnë zjarrfikësit, numri i tyre është 25% më pak sesa standardi ligjor

Bashkitë në të gjithë vendin po përballojnë situatën emergjente e krijuar me zjarret me 25% më pak personel zjarrfikësish, sesa e kërkon ligji “Për shërbimin e mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimin”.Në legjislacion përcaktohet se çdo stacioni i shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi (MZSH) një njësi operuese dhe inspektuese që ngrihet në çdo bashki, duhet të zbatojë standardin e të pasurit 1 zjarrfikës profesionist për 1,500-2,000 banorë.Në total në të gjitha bashkitë në rang vendi janë të punësuar 1,300 zjarrfikës sipas të dhënave të Institutit të Bashkive të Shqipërisë. Në raportin vjetor për “Qeverisja vendore në Shqipëri- Raport mbi situatën aktuale 2024” Institutit për Bashkitë te Shqipërisë evidenton se numri mesatar i zjarrfikësve në nivel kombëtar arrin 0.8 zjarrfikës për 1,500 banorë, ndërsa numri...