Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Shkup: 24 vjet nga Marrëveshja historike e Ohrit
Me Marrëveshjen historike të Ohrit mbështetur edhe nga ndërkombëtarët u vendos paqja dhe avancimi i të drejtave të qytetarëve e në veçanti të etnitetit shqiptar në Maqedoninë e Veriut. Dokumenti parashikoi ndryshime të thella kushtetuese dhe ligjore, duke garantuar përfaqësim të barabartë të shqiptarëve dhe komuniteteve të tjera në institucionet shtetërore, përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe në nivel qendror dhe lokal, si dhe decentralizimin e pushtetit. Edhe pse zbatimi i saj ka qenë shpesh objekt debati dhe kritikash, kjo marrëveshje mbetet shembull i zgjidhjes së krizave përmes dialogut dhe kompromisit politik. Mickovski : Të bashkuar jemi më të fortë Kryeministri i Maqedonisë së VeriutHristijan Mickovski me rastin e përvjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit theksoi, se së bashku të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut duhet...