Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Garë e pabarabartë në zgjedhje me Ilir Metën në burg? Ja si përgjigjet kreu i misionit të OSBE në Tiranë
Kreu i misionit vëzhgues së OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 11 majit, Lamberto Zannier ka zhvilluar një takim për Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, por edhe me zyrtarë të tjerë të kësaj force politike. Diplomati u pyet nëse mbajtja në burg e Ilir Metës e bën garën e 11 majit të pabarabartë, por ai nuk preferoi të japë një opinion. Zannier theksoi ndër të tjera se mbështesin institucionet e vendit dhe shtetin e së drejtës. “Nuk mund të jap një opinion lidhur me këtë çështje, ne sapo kemi ardhur në Shqipëri. Ne qëndrojmë pas vendimeve të institucioneve të vendit, qëndrojmë pas shtetit të së drejtës dhe pas aplikimit të ligjit jo të politizuar”, tha Zannier. Nga ana e tij, Tedi Blushi denoncoi...