Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
“The Mirror” për Rivierën Shqiptare: Maldivet e Europës
Riviera Shqiptare po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen e mediave ndërkombëtare. E përditshmja britanike “The Mirror” e ka krahasuar bregdetin shqiptar me ishujt ekzotikë të Azisë Jugore, duke e cilësuar “Maldivet e Europës”. Artikulli i gazetarit Matt Jackson përshkruan plazhet me rërë të bardhë dhe ujërat kristalore, ku vizitorët mund të zgjedhin nga hotelet luksoze deri te gjiret e izoluara. Dhërmiu përmendet si një ndër pikat më tërheqëse, me jetën e gjallë të natës dhe çmime të përballueshme. Më në jug, Ksamil i është kthyer një sensacion në rrjetet sociale, ndërsa kasollet buzë plazhit, të lira për më pak se 10 dollarë, janë bërë virale në TikTok. Artikulli sjell edhe përvojën e Cepee Tabibian, një amerikane që u zhvendos në Evropë dhe kaloi një...