“Papërgjegjshmëri kriminale e Qeverisë”/Situata me zjarret, PL shpërthen në akuza: Piromani i Shqipërisë është Edi Rama

“Papërgjegjshmëri kriminale e Qeverisë”/Situata me zjarret, PL shpërthen në akuza: Piromani i Shqipërisë është Edi Rama

Sipas Blushit duhet të shpallet Gjendja e Fatkeqësisë Natyrore, të mblidhet Këshilli i Sigurisë, t’i adresohemi Mekanizmit të Mbrojtjes Civile Europiane. Sekretari i Përgjithshëm i PL, Tedi Blushi në një dalje për mediat ka propozuar 3 nisma urgjente për zjarret. Tedi Blushi: Prej javësh, Shqipëria po digjet në të katër anët e saj për shkak të korrupsionit dhe papërgjegjshmërisë kriminale të Qeverisë, që me dashje nuk ka marrë asnjë masë efektive për të parandaluar në kohë dëmet kolosale në pasuritë publike dhe private të shqiptarëve. Mijëra hektarë pyje, kullota, pemishte, dhjetëra banesa të djegura dhe qytetarë të plagosur në luftë me flakët është bilanci tragjik i braktisjes pa mëshirë të qytetarëve nga shteti që lufton sot me flakët me mjete rrethanore, për shkak se nuk...