Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Avancon zjarri në Delvinë, kërcënon sërish depozitat e gazit
Flakët e zjarrit në Delvinë janë drejtuar sërish drejt depozitave të gazit në lagjen “Kasapaj”. Aty është situata më e rëndë, ku janë përqëndruar forcat më të mëdha zjarrfikëse. Pamjet që përcjellin nga Delvina korrensponentët tanë tregojnë më së miri situatën e rënduar në lagjen “Kasapaj”, ku ndodhen depozitat e gazit. Banorët e kësaj lagjeje janë evakuuar më herët nga forcat e policisë. Depozitat e gazit rrezikoheshin edhe mbrëmjen e së martës nga flakët, por situata u menaxhuar nga zjarrfikësit. Por sot duket se zjarri po i rrezikon sërish.