Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
DASH zbut kritikat ndaj vendeve aleate të Trumpit në raportin për të drejtat e njeriut
Administrata e Donald Trump-it ka ulur ndjeshëm kritikat në një raport të rëndësishëm të SHBA-ve për të drejtat e njeriut, ndaj vendeve aleate të presidentit amerikan, si El Salvador dhe Izraeli. Vende që, sipas grupeve të të drejtave të njeriut, kanë histori shkeljesh që njihen mirë. Siç shkruan The Guardian, në vend të kësaj çështjeje, Departamenti Amerikan i Shtetit ka ngritur alarmin për çka e quan erozion të lirisë së shprehjes në Europë (përfshirë Mbretërinë e Bashkuar) dhe ka shtuar kritikat ndaj Brazilit dhe Afrikës së Jugut (të dyja vende me të cilat Uashingtoni ka pasur përplasje në disa çështje). Ndërkohë kritikat ndaj qeverive për trajtimin e të drejtave të komunitetit LGBTQ+, që shfaqeshin në raportet e administratës Biden, duket se janë reduktuar në masë të...