Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Zjarret në Mal të Zi/ Ndërpritet qarkullimi në kanionin e Platijes, pritet ndihmë nga Bosnja, Austria dhe Hungaria
Situata me zjarret në Mal të Zi mbetet e rënduar, sidomos në Podgoricë, u bë e ditur në një konferencë të jashtëzakonshme të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Dy helikopterë të Ushtrisë së Malit të Zi po shuajnë vatrat e zjarrit që rrezikojnë njerëzit dhe shtëpitë në territorin e Podgoricës, njoftoi më 13 gusht Ministria e Mbrojtjes. Në të njëjtën zonë po vepron edhe një helikopter nga Serbia. Zjarre aktive janë raportuar edhe në katër qytete të tjera të vendit, kryesisht në pjesën qendrore dhe veriore. Ndërkohë, është ndërprerë qarkullimi në kanionin e Platijes – një nga rrugët që lidh kryeqytetin me veriun e Malit të Zi. Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, avionët zjarrfikës “Canadair” nga Kroacia dhe Italia kanë shuar zjarre në bregdetin...