Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Ambika Mod: Aktoret me ngjyrë nuk marrin të njëjtat mundësi si kolegët e bardhë
Aktorja britanike Ambika Mod (29 vjeçe), e njohur për rolin e saj në serialin e suksesshëm të Netflix-it One Day, ka folur hapur për pabarazitë në industrinë e filmit pas shpërthimit të famës. Në një intervistë për The Times, Mod u shpreh se, ndonëse seriali i solli njohje ndërkombëtare, mundësitë e saj nuk kanë qenë të krahasueshme me ato të bashkë-yllit të saj, Leo Woodall. Ky i fundit ka siguruar tashmë një rol në filmin biografik Tony, për jetën e shefit të ndjerë Anthony Bourdain. “Nuk më vjen keq për atë që kam thënë më herët. Është thjesht e vërteta. Ia thashë këtë edhe Leos në sy – nuk ka të bëjë me të personalisht, por me realitetin e industrisë dhe shoqërisë,” u shpreh Mod....