Rama për zjarrvënësit: Duhet të marrin dënimin më të rëndë që parashikon ligji!

Rama për zjarrvënësit: Duhet të marrin dënimin më të rëndë që parashikon ligji!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar ditën e sotme se të gjithë zjarrvënësit që po ndezin zjarret qëllimisht do të ndëshkohen rëndë. Përmes një postimi në rrjete sociale, Rama thotë se ata që ndezin zjarre qëllimisht, në këtë kohë të vështirë ngrohjeje globale dhe flakësh që po sfidojnë të gjitha shtetet e Mesdheut sidomos, duhet të marrin dënimin më të rëndë. “Falenderim, respekt, mirënjohje me zemër për zjarrfikësit, forcat e ushtrisë, policinë, vullnetarët dhe banorët që po përballen me flakët, duke rrezikuar jetën për të mbrojtur njerëzit, shtëpitë dhe natyrën tonë. Ata që ndezin zjarre qëllimisht, shkatërrojnë pasurinë dhe rrezikojnë jetë, në këtë kohë të vështirë ngrohjeje globale dhe flakësh që po sfidojnë të gjitha shtetet e Mesdheut sidomos, duhet të marrin dënimin më të rëndë...