Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Vijojnë zjarret në Gramsh, evakuohen mbi 200 banorë
Vijon të jetë kritike situata në fshatrat e Gramshit si pasojë e zjarrit. Të paktën 10 fshatra janë prekur masivisht nga zjarri i cili nisi nga fshati Kullollas e më pas u përhap me shpejtësi në zonat fqinje. Rreth 200 persona u evakuan për t’i shpëtuar rrezikut, ndërsa 40 prej tyre u vendosën në konviktin e shkollës së mesme. Këta të fundit flasin për orët e tmerrit dhe përballjen me zjarrin. Ata shprehen me shqetësim për çfarë kanë lënë pas. Me lot në sy thonë se bagëtinë nuk mundën dot ta shpëtonin. Të mbetur në qiell të hapur kërkojnë ndihmë nga instancat shtetërore. Në terren që prej mbrëmjes së djeshme janë angazhuar në terren mbi 80 efektivë, zjarrëfikësja e Elbasanit e ajo e Gramshit teksa...