Burimi:
Monitor.al

Foto © Monitor.al
Zjarret, ende 24 vatra aktive, orë “ferri” në Delvinë e Gramsh, gjendja sipas qarqeve
Zjarret në gjithë vendin kanë marrë përmasa të frikshme, ku në 24 orët e fundit pasojat kanë qenë të shumta: nga humbja e jetës së një personi në zonën e Gramshit, te djegia e banesave, dy staneve dhe kafshëve, si edhe një sipërfaqe e madhe pyjore.Agjencia e Mbrojtjes Civile raportoi se ende mbeten aktive 24 vatra, teksa janë mbi 10 mijë forca të emergjencave në terren.Ndërhyrjet janë intensifikuar dhe ndryshuar sipas situatës në terren, teksa temperaturat e larta dhe era në disa raste e kanë bërë edhe më të vështirë vënien nën kontroll të flakëve.“Gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 64 vatra zjarri, nga të cilat 24 vatra zjarri janë ende aktive.Mbi 10 mijë forca të emergjencave, nën koordinimin e Agjencisë së Mbrojtjes Civile,...