Burimi:
Monitor.al

Foto © Monitor.al
Ngjarjet ekstreme të motit në Europë, emergjencë shëndetësore, jo vetëm një krizë klimatike
Zgjidhje si zgjerimi i hapësirave të gjelbra sjellin përfitime të shumta: ajër më të pastër, përmirësim të shëndetit mendor, ulje të faturave të energjisë dhe reduktim të vdekshmërisë nga nxehtësia deri në 40%. Këto janë investime të zgjuara, por kërkojnë ndryshim të mënyrës sesi matim progresin ekonomik, duke vendosur në qendër shëndetin, mirëqenien, barazinë dhe qëndrueshmërinë…Komisionerët e Komisionit Pan-Europian për Klimën dhe Shëndetin, kanë shprehur me urgjencë shqetësimin për krizën gjithnjë e më të rëndë shëndetësore që po shkaktohet nga ngjarjet ekstreme të motit në mbarë Europën dhe Azinë Qendrore.Ky nuk është më një kërcënim i largët apo një shqetësim kalimtar sezonal – është një emergjencë shëndetësore publike që po zhvillohet në kohë reale. Shqetësimet janë adresuar në një letër të hapur që Komisioni i...